Balla: Nuk ka më projektligj për dekoratat e mbetjet, do rikthehen në publik

Politikë

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se “nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet”.

Edhe pse u bënë pjesë e programit të punës së Kuvendit për 3 javët e para, dy projektligjet aq shumë të diskutuara, ai për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për ish-diktatorin Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit dhe dekreti i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk do të jetë pjesë e nismave ligjore që do të diskutohen në Parlament.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Grupi Parlamentar Socialist do t'i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkroi Balla.

ME TE LEXUARAT