Dalin detaje të reja për aksidentin e rëndë në Greqi ku vdiqën dy shqiptarë

Aktualitet

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik që ndodhi dje në Selanik, ku humbën jetën dy shtetas shqiptarë, babë e bir, si dhe një 22-vjeçar grek.

Viktimat ndodheshin në dy motorë të cilët u goditën nga një turist gjerman 67-vjeçar. Gazeta greke “Protothema” raporton se turisti gjerman kishte kryer një manovër të gabuar pas informacioneve të pasakta të marra nga GPS, ndërsa nuk kishte të ndezura as sinjalet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq, veç shqiptarëve në një tjetër motor ndodheshin greku Antonis dhe e dashura e tij 18-vjeçare Eelena, e cila është në luftë me vdekjen. Përplasja ishte e fuqishme, çka bëri që trupat të fluturonin larg dy mjeteve.

Antonis thoshte vazhdimisht se ishte mirë, ndërsa pyeste për gjendjen e të dashurës së tij, të cilës i ishin shkëputur gjymtyrët nga trupi. Ndërkohë mëngjesin e sotëm rrjetet sociale u mbushëm me mesazhe pikëlluese sa i takon gjendjes së rënduar shëndetësore të vajzës, dhe vdekjes së 22-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT