Krimi makabër në Pogradec, djali thotë fjalët e fundit nga Italia: ''Nënë, më fal që s'të shpëtova dot nga babai''

Aktualitet

Ka shumë brenga Emiljano Mekolli ndaj nënës së tij, të cilën tre ditë më parë e masakroi i ati me sqepar.

Në një intervistë nga Italia ku ndodhet, djali 16- vjeçar tregon se ka qenë ai që e ka rikthyer nënën në shtëpi, pasi kishte ikur prej dhunës së të atit. Më pas ka patur ëndërr të punojë në emigrim që nëna e tij të mos vuante më. Por s’ka mundur të bëjë asgjë. Madje ai i kërkon ndjesë nënës që nuk i erdhi dot as në varrim për shkak se ishte ilegal në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Atë kriminelin nuk dua ta shoh më me sy dhe t’ja dëgjoj zërin”

Këto janë fjalët që Emiliano Mekolli mund të thotë për të atin, që i masakroi nënën. Mes shumë brengave që i ka lënë kjo tragjedi, djali 16 vjeçar gjen forcën të bëjë publik ferrin e jetës së tij. Telefonata e fundit sipas tij ka qenë vetëm pak minuta para krimit, përmes të cilës ka dëgjuar thirrjet e nënës.

“Më ka telefonuar babai dhe më ka pyetur, Emiljano si je? Mirë, ti si je? Kam dëgjuar zërin e nënës … duke thirrur Emiljano jo, jo gjëra të tjera dhe më pas e mbylli”.

Emilioano tregon se në 6 vitet e fundit, pasi i ati ishte kthyer nga emigrimi dhe kur kishte rënduar përdorimin e alkoolit, dhuna ishte e përditshme.

“Ai na dhunonte barbarisht të dyve dhe konsumonte alkool, këto 6 vitet e fundit kam parë tmerr me sy”.

Edhe pse në kushtet e varfërisë ekstreme, Bashkimi kishte preferuar që me paratë e një muaji punë në Greqi të blinte një armë, me të cilën kishte shtuar edhe presionin mbi gruan dhe djalin.

“Lekët që mori në Greqi, bleu armë dhe në darkë e merrte dhe e vendoste poshtë krevatit”.

Një përpjekje për të denoncuar dhunën e të atit përmes telefonit nuk kishte mjaftuar për të vënë në lëvizje policinë e pogradecit. Ndërsa sot si mbetet tjetër vecse ta kujtoje nënën e tij si heroinë, si gruan që bënte punë të renda për të ushqyer atë, dhe të atin vrasës.

“Ajo ka qenë një nënë për mua të cilën unë ja fal jetën pa masë. Ajo më rriti me sakrificë dhe mbillte çdo lloj lule natyrale për ta shitur. Punonte ajo, për të ngrenë ai horri aty”.

Djali kujton se i ati kishte tentuar të vriste veten kur kishte qenë ushtar. Kjo për shkak të një drame dashurie, mes tij dhe një vajze fshati, të cilën gjyshi i Emilinos nuk e kishte lejuar. Nuk dihet nëse kjo ka qenë fillesa e traumës që do ta shoqëronte më tej Bashkim Mekollin, por sot Emiliano numëron brengat dhe pendesat, që nuk arriti ta shpëtonte dot nënën e tij, apo edhe që luftoi që familja e tij të mbetej e bashkuar me shpresën se do të ishte i lumtur një ditë.

“Ka qenë njëherë kur e ka rrahur nënë time barbarisht. Unë nuk kam qenë në ato momente dhe jemi larguar në Lushnje në të afërmit e mamit, kemi ndenjur 6 muaj dhe kam qenë unë ai që i kam thënë mamit, hajde të ikim se nuk do e bëjë më. Nuk e dija se do ndodhte kjo gjë. Jam penduar shumë dhe të më falë për këtë gjë që kam bërë”.

Ëndrra e tij ka qenë të siguronte lejen e qëndrimit në Itali dhe të punonte për mos lejuar me vuajtjet e nënës.

“Kur të bëhesha me letra italiane doja që ajo të mos vuante më dhe nuk doja të punonte sepse ka vuajtur shumë vite me radhë”.

Por, brenga e fundit është edhe më e madhe.

“Më ka ngelur shumë peng që nuk mora pjesë në varrimin e nënës sime dhe të më falë për këtë gjë”.

Burimi :Klan Plus

 

ME TE LEXUARAT