Elbasan, automjeti përplas kalimtarin, policia ndalon drejtuesin

Aktualitet

ambulanca14Një aksident, me pasojë plagosjen e rënë të një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se një kalimtar është përplasur nga një automjet në aksin Elbasan-Librazhd.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Ndërkohë i plagosuri që është identifikuar si shtetasi Qemal Musai është dërguar në spital, ku mjekët bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Blutë e Elbasanit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT