Atentat me armë tek Pazari i Ri në Tiranë, polici plagos biznesmenin Gjoka, kapet autori

Kliko per me shume info

Nje plagosje me arme zjarri ndodhi mbremjen e sotme ne Tirane. Biznesmeni Pellumb Gjoka, eshte qelluar me arme ndersa policia informon se më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.

“Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se Shtetasi Pellumb Gjoka, pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë”, thane burimet.

Kliko per me shume info

Sipas tyre, shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, ka thene policia.

IDENTIFIKOHET AUTORI

Autori i plagosjes me armë të biznesmenit Pëllumb Gjoka është një specialist i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Burime policore konfirmuan se ai është Kleant Musabelliu 40 vjeç.

Ky i fundit qëlloi me pistoletë biznesmenin 43-vjeçar duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut. Sherri mes tyre nisi për motive banale në zonën e ‘Pazarit të Ri’ në kryeqytet.

Fillimisht ishin përfshirë në sherr djemtë e tyre. Për të sqaruar rastin, dolën vet Pëllumb Gjoka dhe Kleant Musabelliu. Ata debatuan ashpër mes tyre.

Në gjaknxehtësi e sipër, specialisti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nxorri pistoletën dhe qëlloi në këmbë biznesmenin Gjoka. Ky i fundit mbeti i plagosur lehtë. Ndërsa Musabelliu u shoqërua në komisariat nga forcat e policisë, citon klan.

Deklarata e policise:

Zbrdhen motivet e plagosjes së ndodhur tek “Pazari i Ri”.

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21:00, në zonën e Pazarit të Ri shtetasi Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB – së së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili është plagosur në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e shtetasve të sipërmëndur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shtetasit e mësipërm ishin takuar në zonën e “Pazarit të Ri” për të biseduar në lidhje me konfiktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre.

Mësohet se biseda midis shtetasit Klenat Muasabelliut me shtetasin Pëllumb Gjoka, ka kaluar në konflikt, ku shtetasi Kleant Musabelliu, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në njërën gjymtyrë (këmbë) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here