Anijet greke dhe turke “ballë për ballë” në Egje

Bota

Një incident ka ndodhur të Mërkurën në Detin Egje mes anijeve të rojës bregdetare greke dhe turke. Sipas gazetës greke “Protothema”, anija greke ishte në një operacion kërkim shpëtimi të emigrantëve ilegalë në ujërat territoriale greke kur është përballur me dy anije turke të rojës bregdetare. Incidenti ka ndodhur afër ishullit grek të Lesvosit, pranë brigjeve turke.

Sipas mediave helene, anija greke kishte marrë në bord disa emigrantë të paligjshëm kur anijet turke kanë nisur të manovrojnë në mënyrë të rrezikshme në brendësi të ujërave territoriale greke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekuipazhi i anijes greke ka informuar autoritetet portuale lidhur me incidentin dhe u drejtua në kthim për në ishullin e Lesvosit. Anijet turke vazhduan ta “ngacmojnë” anijen greke në mënyrë shumë provokative deri sa ajo mbërriti në portin e Mytilines sipas .

Media turke nuk ka raportuar asnjë informacion lidhur me incidentin.

ME TE LEXUARAT