Ndarja shumë e përfolur e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, motra zbulon detajet e divorcit

Showbiz

Disa muaj pasi është përfolur divorci mes Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, dy protagonistët kanë reaguar vetë.

Albi Nako i ftuar në emisionin “Rudina” ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin nga balerina Klaudia Pepa. Gjatë një inserti të transmetuar Albi u përlot duke parë disa nga momentet më të bukura me ish- partneren e tij, pasi siç e theksoi edhe ai vetë, nuk ishte i përgatitur për të folur mbi këtë temë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur nga Rudina për mënyrën se si Albi e ka përballuar divorcin në momentin e parë, ai u shpreh se ka qenë një periudhë e gjatë që çifti ka menduar për ndarjen, nuk ishte vendim i nxituar. Madje, Albi theksoi se Klaudia i ka kërkuar atij të shtonin familjen e tyre duke sjellë në jetë një fëmijë, por ai duke menduar për karrierën e saj, nuk ka pranuar. Duke i shkuar më tej kësaj historie, “Bluetooth” ka mësuar se në fakt problemet e çiftit kanë nisur rreth një vit e gjysmë më parë. Me aq sa kemi mundur të mësojmë është se distanca ka qenë një nga shkaktaret e ftohjes së marrëdhënies së tyre. Çifti prej kohësh kishin menduar ndarjen, duke qenë se Klaudia kishte vendosur që të zhvillonte karrierën e saj në Itali, ndërsa Albi po vijonte me punën e tij në Shqipëri. Por duket se për hir të dashurisë që ndjenin për njëri-tjetrin, dyshja ka ritentuar edhe njëherë të që vijojnë lidhjen disavjeçare, duke “luftuar” edhe me distancën. Pas thashethemeve në atë kohë për një ndarje mes tyre, dyshja e konfirmoi ribashkimin me një puthje të nxehtë ‘live’ në emisionin “Dance ëith me”, shtatorin e shkuar. Por, duket se edhe ky pajtim nuk zgjati shumë, pasi dyshja e njohur e balerinëve vendosi t’i japë fund. “Për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, për mua është e rëndësishme personit në jetën tonë t’i lëmë mirënjohjen dhe kujtimin e mirë gjithmonë. Për mua kjo është thelbësore. Është gjë e mirë që ne ruajmë kontaktet, shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Pse kur dy njerëz nuk janë më bashkë, gjithmonë ndodh në Shqipëri që të kthehet gjithçka në formë urrejtje, sepse unë kam lexuar portalet dhe komentet dhe ndarja bëhet në dy kampe, ku një pjesë akuzon Klaudian dhe një pjesë më akuzon mua. Pse duhet të ndodhë kështu? Gjithë ato vite bashkëjetesë si çift, bashkëjetesë artistike, i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit në të gjitha dimensionet e saj për një arsye të caktuar që janë personale ne nuk jemi më bashkë, sepse nuk jemi, por kurrë nuk i dihet seç ndodh. Klaudia ka qenë është dhe do të mbetet në zemrën time. Shumë njerëz akuzuan Klaudian karrieriste, mendove për karrierën, por unë as që kisha ndërmend t’u përgjigjesha njerëzve. Pas ‘Amici’, Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua, por kam qenë unë ai që duke menduar për karrierën e Klaudias, për gjithë atë rrugëtim të saj, për të mos e penalizuar dhe për efektin e saj si artiste, si moshë dhe si gjithçka të mos pranoja. E vërteta më e madhe është e vërtetë ajo që dimë vetëm unë dhe ajo. Jemi munduar ta kalojmë me sportivitet dhe kjo ka ndodhur në mënyrë graduale, nuk është se ka ardhur përnjëherë. Ne kishim kohë që e diskutonim, por e rëndësishme është mirënjohja dhe kujtimi i mirë. Ne kemi kontakt për gjithçka dhe asnjë arsye nuk ka për të na ndarë bashkë”, përfundoi Albi. Reagime pati në rrjetet sociale edhe komenti i Klaudias, që e quajti vëlla Albin në mesazhin e saj.

Klaudia Pepa ditën e sotme ka publikuar videon e saj të re të baletit, që na rikujtoi edhe një herë talentin dhe energjinë e saj. Pak ditë më parë mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias, ku shkëlqeu mbi tapetin e kuq. Asgjë tjetër nuk u interesonte më komentuesve, që te videoja e baletit të Klaudias, ta bombardonin me komente negative. Njëri pas tjetrit ata kanë përsëritur idenë që Klaudia çdo gjë e arriti nga Albi dhe tani që u bë e njohur në Itali, e la atë dhe madje e quan edhe vëlla, sepse sipas analizës së komentuesve, mes tyre nuk ka pasur kurrë dashuri. Motra e Klaudias dhe e ëma janë munduar të kthejnë përgjigje në komentet që janë bërë në videon e balerinës, por që as merren fare me baletin, por vetëm me fjalët dhe jetën e saj. “Në një martesë të shëndetshme, burri ose gruaja nuk janë vetëm dy qenie që dashurohen si të tillë. Dashuria është akoma më e pastër kur njeriun që ke përkrah, e quan në radhë të parë shok, vëlla e më pas burrë. Sepse të arrish të krijosh një marrëdhënie të tillë me personin e zemrës, atëherë gjithçka shkon mirë dhe sidomos në rast divorci, gjërat ndahen me mirëkuptim dhe marrëdhënia vazhdon e paqtë. Por nuk do jenë të gjithë me horizont të hapur e njerëz të thellë që të mos i marrin ato çka thuhen aq shabllon, e sidomos t’i sjellin gjërat siç duan vetë. Sepse nuk do dimë të bëjmë dallimin mes njerëzve, karaktereve, kulturës ose niveleve. Ju nuk ka çfarë ju duhet si e quan ajo Albin, tashmë që nuk janë më bashkë. Nuk besoj se duhej ta quante ‘ish-bashkëshorti’, pasi atë marrëdhënie të afërt mbajnë. Ka mbaruar dashuria si burrë dhe grua dhe ka mbetur si shokë apo vëlla. Me vjen keq që jeni kaq të cekët. Po të kishit aq mend sa thoni e bëni, nuk do flisnit kaq rendë e pa respekt. Sepse një njeri i mençur, nëse ka një pakënaqësi që i ka vrarë veshin apo një këshillë, e thotë në mënyrë të kulturuar e jo duke përdorur fjalë të tipit ‘legene, tr’, ‘fytyrë e deformuar’, e sidomos kur fytyrat tuaja janë më keq se vetë e keqja. Njerëz të ulët e pa kulturë!”, shkruan nëna e saj, Pamela Pepa.

ME TE LEXUARAT