Aksident i rëndë në Rusi, motori bëhet copash pas përplasjes "kokë më kokë" me makinën
Lajmifundit
/
20 Shtator 2017, 20:18
Soft
Një aksident tragjik ka ndodhur në Rusi, i cili duhet të shërbejë si leksion për shoferët, që të mund të jenë më të kujdesshëm, pasi mund të vdesin në çast për shkak të pakujdesisë, shkruan “Telegrafi”.
Në videon e transmetuat nga mediet, shfaqet një motoçiklist i cili ishte në krahun e kundërt të rrugës me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Motoçiklisti 34 vjeç ka tentuar të kalojë një makinë dhe kaloi në anë tjetër të rrugës. Këtu motoçiklisti përplaset me një makinë. Nga goditja shumë e fortë, 34-vjeçari që udhëtonte me motoçikletë ka vdekur në vend, kurse shoferi i makinës u plagos.