67-vjeçarja vuante nga Hipertermia Malinje, mjekët e Spitalit Amerikan i shpëtojnë jetën

Kliko per me shume info

Komplikacioni i rrallë gjatë anestezisë, mund të kishte qenë fatal nëse nuk do zbatohej protokolli.

Heqja e tëmthit, një operacion në dukje i thjeshtë, mund të kishte qene fatale për S.A nga Tirana. Hipertermia Malinje, komplikacioni më i rrezikshëm dhe i rrallë nga anestezia, është shfaqur pas ndërhyrjes, duke alarmuar stafin e mjekëve të Spitalit Amerikan.

Kliko per me shume info

Pacientja ka shfaqur shenjat tipike të kontraktimit të muskujve dhe rritjes së temperaturës, duke detyruar mjekët ta kalojnë me urgjencë në terapi intensive. Pas zbatimit të përpiktë të protokollit mjekësor, pacientja është trajtuar me medikamentin ‘Dantrolene”, mungesa e së cilit do të kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pacientes.

Sipas mjekëve Dr. shk. Lindita Shosha, kirurge e Përgjithshme & Proktologe dhe Dr. Renald Kërtoci, mjek Reanimator konfirmojnë se S.A është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tashmë ka kaluar fazën e rrezikut për jetën. Hipertermia malinje merr jetën e të sëmurit nëse nuk zbatohet protokolli mjekësor në spital, të cilat janë themelore në trajtimin e të sëmurëve.
“Përtej profesionalizmit të mjekëve, nëse mungon baza materiale, në këtë rast medikamenti i nevojshëm, për trajtimin e komplikacionit, jeta e një pacienti vihet automatikisht në rrezik”, sqarojnë mjekët.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here