67 dogë të kapura në Igumenicë, blutë identifikojnë një tjetër transportues

Aktualitet

Blutë e Sarandës dhe të Igumenicës ku u kapën 67 kg drogë efektivët shqiptarë kanë identifikuar një tjetër autor dhe e kanë shpallur në kërkim, ndërsa kanë arrestuar babain e tij.

Në vijim të punës për dokumentimin e rastit, ku tre shtetas shqiptarë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike, në shtetin Grek, u arrestuan fal bashkëpunimit dhe punës së mirorganizuar prej dy Policive Kufitare të Sarandës dhe asaj të Igumenicës, hetimet janë thelluar më tej nga të dy policitë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si rezultat i punës hetimore, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë e mundur identifikimi i një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë trafik, në rolin e transportuesit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës dhe konkretisht:

Shtetasi S.Lame, 30 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale të prodhim/shitjes së narkotikëve).

Gjatë kontrollit që Strukturat e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij, në Sarandë, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 1 kilogramë.

Specialistet për Hetimin e Narkotikeve kane arrestuar në flagrancë babain e shtetasit S.L., shtetasin Fatmir Lame, 57 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike dhe mjetin tip ”Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit S.L..

Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

ME TE LEXUARAT