15 sjelljet e papranueshme nga shumica e njerëzve

Soft

Janë disa sjellje të vogla që mund të nxjerrin nga kontrolli të gjithë, pa marrë parasysh sa të butë janë.

Psikologët kanë evidentuar:

Njerëzit që nuk falënderohen pasi ta mbani derën për ata. Dëshiroja të bëja një vepër të mirë një ditë duke e mbajtur derën për ju, mirëpo juve ju duket vetja mbret dhe unë jam i nënshtruari juaj që e kam detyrë këtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njerëzit që ua zënë rrugën para ashensorit në momentin që dilni ju nga ai. E si do të mund të dal kur juve jeni barrierë fizike, sigurisht që do duhet të mësoj si të teleportohem.

Njerëzit që shikojnë video në celularët e tyre në publik. Nuk do dëshiroja të shoh video se si shtrydhim puçrra derisa jam duke ngrënë kroasanin tim, gjithashtu zëri i lartë nga video, muzika apo lojërat janë diçka e papranueshme në publik.

Njerëzit që ecin sikur të kishin beton në këmbë.

Njerëzit që shkruajnë sms në teatër. Unë shkoj në teatër që të iki nga përditshmëria dhe nuk dëshiroj që të dukem nën dritën e celularit tuaj derisa ju shkruani sms.

Njerëzit që përtypin çamçakëz me gojën hapur.

Njerëzit që rrinë pezull mbi vendin e tualetit. Pra, ju nuk dëshironi të uleni por është në rregull që unë të ulem mbi urinën tuaj. Pasi të bëni kërdi në tualet është mirë të pastroni.

Njerëzit që ndalojnë në fund apo në majë të shkallëve lëvizëse. Njejtë sikurse tek ashensori…

Njerëzit që prekin barkun e një shtatëzaneje pa e pyetur. Herën e ardhshme që do e bëni një veprim të tillë, do ju denoncoj.

Njerëzit që dalin në park me fëmijë të sëmurë me vete.

Njerëzit që shprehin afeksionin në publik. Është shumë mirë që e keni partnerin e pashëm dhe e dashuroni por nuk keni nevojë që në publik të bëni gjëra që janë në rregull t`i bëni kur jeni vetëm.

Njerëzit që nuk i rregullojnë karriget pasi të ngriten nga tavolina.

Njerëzit që harrojnë të konfirmojnë prezencën apo mosprezencën në ditëlindjen e fëmijës suaj.

Njerëzit që teshtijnë/kolliten pa mbuluar gojën e tyre. Në asnjë univers nuk është në rregull të më pështyni dhe të kaloni pa ndëshkim.

Njerëzit që i shkurtojnë thonjtë në publik. Mendoj se kjo është sjellja më e pahijshme dhe e papranueshme, thjeshtë është e gërditshme./femra.net

 

ME TE LEXUARAT