Sekuestrohen 15 mijë tableta Viagra nga policia kufitare serbe, vinin nga Mali i Zi

Kosovë&Rajon

Plot 15 mijë tableta për potencë seksuale janë sekuestruar nga policia kufitare serbe gjatë kontrollit të një autobusi, që qarkullonte ndërmjet Herceg Novit (Mali i Zi) dhe Suboticës (Serbi).

Në deklaratë, më tej theksohet se këto ilaçe stimuluese, kryesisht Cialis dhe Viagra, janë gjetur mesnatën mes së shtunës dhe të dielës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Megjithëse shoferi dhe udhëtarët deklaruan se nuk kanë asgjë për të paraqitur, pas një kontrolli të hollësishëm të autobusit janë gjetur të fshehura 15 mijë tableta për potencë të prodhuesve të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e doganës, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Ndaj shoferit 37-vjeçar do të bëhet fletparaqitje penale për shkak të transportit të mjeteve të palejueshme stimuluese

ME TE LEXUARAT