138 portierët “viktima” të Messit

Kliko per me shume info

Gianluiggi Buffon u bë viktima e radhës e Lionel Messit.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve, argjentinasi më në fund arriti të thyejë portierin italian pas 315 minutash me dygolëshin, duke e çuar në 138 numrin e portierëve, të cilët kanë marrë ndëshkimin e 30-vjeçarit që vazhdon të pasurojë statistikat e tij.

Kliko per me shume info

Në fakt, me dy golat e shënuar ndaj “Zonjës së vjetër”, Lionel Messi e çoi në 96 numrin e golave të shënuar në 116 ndeshje të Ligës së Kampioneve, duke regjistruar një mesatare prej 0.83 golash për ndeshje. Nga këto, 59 gola Messi i ka shënuar në fazën e grupeve, ndërsa 37 të tjerët në fazat e eliminimit direkt.

Për sa i përket fillimit të këtij sezoni, Messi po shfaqet në një formë të jashtëzakonshme, 6 ndeshje dhe 8 gola.

Në total argjentinasi ka 515 gola në 589 ndeshje me Barcelonën dhe 573 në 709 ndeshje të zhvilluara gjithsej në karrierën e tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here