100 mijë familje në shtator do të përfitojnë një rritje të ndihmës ekonomike me 6%

Kliko per me shume info

Rritja ishte parashikuar në mes të majit, por me dy udhëzime të pak muajve më parë, ajo u shty për shtatorin.

Udhëzimi i përdorimit të fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike i jep të drejtën Këshillit Bashkiak të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike për familjet që nuk janë përfituese nga sistemi i pikëzimit.
Nga vendimi, përfitonin 51 mijë persona nga 13 kategori sociale me trajtim shtetëror. Përmes një tjetër udhëzimi, ndryshon përllogaritjen e përfitimit të ndihmës ekonomike.

Kliko per me shume info

Me përllogaritjen e re është hequr ndihma e pjesshme prej 800 lekësh, dhe aplikohet përllogaritja e re, e vlefshme për rreth 100 mijë familje.
Fondet për mbështetjen e shtresave në nevojë vijojnë të mbeten të ulëta ndaj buxhetit. Megjithatë, në 7 muajt e parë të këtij viti, Ministria e Financave vlerësohet të ketë nxjerrë nga thesari 11.3 miliardë lekë./Abc Neës

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here