Zyrtare, shmanget lufta, Kim Jong Un tërhiqet nga lëshimi i raketave në ishullin amerikan

Kliko per me shume info

Koreja e Veriut vendosi të tërhiqet nga planet e saj për të goditur me raketë në afërsi të ishullit amerikan të Guamit. Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un njoftoi se do të presë për reagimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara, përpara se të urdhëronte prova të reja me raketa. Në ishullin ku ishte planifikuar sulmi, lajmi u prit me doza çlirimi. Ndërkohë sot presidenti Trump dhe kryeministri japonez Abe gjatë një bisede telefonike u shprehën se ndalimi i sulmeve me raketë bërthamore nga Koreja e Veriut është përparësi e tyre.

Zyrtarët në territorin amerikan të paqësorit në Guam e mirëpritën lajmin e mediave shtetërore të Koresë së Veriut se udhëheqësi i tyre Kim Jung Un, e ka shtyrë planin për një sulm me raketa pranë ishullit.

Kliko per me shume info

Ndërsa zyrtarët amerikanë në Guam u shprehën të inkurajuar nga sinjalet e Koresë së Veriut, në Uashington po përpiqen të shterojnë qasjen jo-ushtarake për të zgjidhur konfliktin.

“Jemi të lumtur që Kim Jong Un-i ka riparë planet dhe që e ka shtyrë atë që dukej të ishte një kërcënim i shpejtë për Guamin. Bazuar nga ajo që po dëgjojmë, nuk duket se ka ndonjë të dhënë që tregon se do të ketë sulm me raketa në një të ardhme të afërt apo të largët “, tha Ray Tenorio, zv/guvernatori i Guamit

Por edhe pas këtij vendimi, shkalla e kërcënimit për ishullin Guam sipas zyrtarëve, nuk do të ndryshojë.

Lajmi i tërheqjes së dukshme të udhëheqësit koreanoverior, rriti besimin tek banorët e Guamit.

“Nuk jam i shqetësuar, sepse Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë të aftë të kujdesen për ne. Ne kemi programe të mira mbrojtjeje dhe kemi shpenzuar shumë para për to, ndaj nuk kam frikë nga asgjë që mund të ndodhë “, tha Dominic M. Mallari, banor i Guamit.

Sipas transmetuesit shtetëror korean, udhëheqësi i tyre Kim Jong un, kishte bërë të ditur se Koreja e Veriut do të kryente sulmin e planifikuar me raketave nëse amerikanët “do të vazhdonin me veprimet e tyre jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të pamatura në Gadishullin Korean”, siç ishte shprehur ai.

Stërvitjet ushtarake si ato mes trupave amerikanë dhe Koresë së Jugut kanë zemëruar në të kaluarën, udhëheqësin koreano verior.

Ndërkohë sot kryeministri japonez Shinzo Abe njoftoi se ai dhe Presidenti amerikan Donald Trump kanë rënë dakord të kenë si prioritet kryesor ndalimin e sulmeve me raketa bërthamore të Koresë së Veriut.

Zoti Abe u bëri të ditur gazetarëve në Tokio se ai dhe zoti Trump arritën një marrëveshje lidhur me këtë çështje gjatë një bisede telefonike që zhvilluan sot.

“Në të njëjtën kohë, në një përpjekje për t’u përgatitur për çdo të papritur, duke përdorur një aleancë të fortë SHBA-Japoni, do të rrisim monitorim në një nivel të lartë si dhe do të përdorim një sistem të mbrojtjes me raketa, duke bërë maksimumin për të garantuar sigurinë e popullit japonez”.

Biseda mes udhëheqësve të dy vendeve aleate ndodhi ndërsa Koreja e Veriut njoftoi vendimin për të shtyrë planet për sulmin me raketa.

Dje gjatë gjatë një komunikimi me gazetarët, sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis lëshoi një paralajmërim ndaj Koresë së Veriut. Ai tha se çdo përpjekje për të lëshuar raketa drejt tokës amerikane “mund të përshkallëzohej në luftë shumë shpejt”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here