Zjarri në vend ende problematik, era favorizon përhapjen

Kliko per me shume info

Zjarri vijon të jetë një problem në vend, ndërsa mësohet se 13 vatra janë aktive në 24 orë e fundit duke shkrumbuar më tej pyje e kullota.

Emergjencat civilie thonë se në mjaft raste ka riaktivizim të vatrave të zjarrit, kjo edhe më rritjen e temperaturave gjatë fundjavës si dhe favorizimi që i bën era përhapjes së flakëve.

Kliko per me shume info

13 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive
Sipas raportit të së dielës së emergjencave civile:
QARKU LEZHË
Në qarkun Lezhë, në fshatin Skuraj në Kurbin është rindezu zjarri në një sipërgaqer pyjore me shkurre dhe pisha. shërbimi zjarrëfikës, ndërhyjet nga ajri si dhe banorët e zonës që kanë ndihmuar në mënyrë vullnetare kanë punuar deri në orët e vona të së shtunës për të vënë nën kontroll flakët.
QARKU DIBËR
Ne Dibër, situata problematike është në fshatin Muhurr zjarri shkrumboi një sipërfaqe pyjore me pisha duke rrezikuar banesat dhe varrezat e fshatit.
QARKU SHKODËR
Në Shkodër, situata problematike mbetet në fshatin Karmë të Pukës. terreni i thyer, era e fortë ka vështërsuar ndërhyjet e shërbimit zjarrëfuikës. si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe.
QARKU BERAT
Në qarkun Berat, Në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Pas disa orë punë shërbimi zjarrfikës ka mundur të shuajë flakët por u dogjën 2 ha me shkurre, dhe ullinj.
QARKU FIER
Në kurorën e Bashkisë së Lushnjes, 15 forca të ushtrisë, shërbimi zjarrëfikës punoi për të izoluar zjarrin në kurorën e pyjeve pranë këtij institucioni.
QARKU KUKËS
Edhe në fshatrat e Tropojës zjarri ka djegur disa hektarë pyje dhe kullotë.
QARKU ELBASAN
Në Elbasan situata paraqitet problematike në Hotolisht të Librazhdit, në Godoleshë te Elbasanit dhe në Porocan në Gramsh.
QARKU KORÇË
Në fshatin Qina-Mollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Si pasojë e zjarri u dogj një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre dhe kullotë.
QARKU DURRËS
Te “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 4 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.
Sipas Emergjencave civile Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse,60 forca ushtarake, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here