Zjarri në vend ende problem, Emergjencat Civile: 5 vatra në 24 orët e fundit

Kliko per me shume info

Vatrat e zjarrin vazhdojnë të jenë një problem, ndërsa për 24 orë janë numëruar 5 të tilla.

Mësohet se në operacione për shuarjen e saj, janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 9 automjete zjarrfikëse, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Kliko per me shume info

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
QARKU SHKODËR
Në fshatin e Velipojës, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë të shuajnë flakët, por për shkak të erës së fortë ata nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe 30 forca ushtarake si dhe një helikopter të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
QARKU DURRËS
Në Gjirin e Lalëzit, Durrës, një vatër zjarri e cila kishte përshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha rrezikonte disa resorte turistike. Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Për shkak të zjarrit të madh është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë. Pas disa orësh punë, vatra e zjarrit është shuar.
QARKU VLORË
Në qytetin e Delvinës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj pranë depos së ujit të qytetit. Shërbimi zjarrfikës së bashku me banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.
QARKU KORÇË
Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të Njësisë Administrative Lekas dhe Voskopojë, Korçë. Në këtë zonë po operojnë forca të shërbimit zjarrfikës Korçë, punonjës të bashkisë, të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës. Shuarja e flakëve po bëhet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe pyjore me pisha.
QARKU LEZHË
Në fshatin Reps i Epërm, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarri i favorizuar dhe nga era e fortë është përhapur në një sipërfaqe të madhe. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon ende. Në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve të mbështetur edhe nga ato të pyjores të cilat po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here