Zjarri në malin e Murashit, kryebashkiaku i Librazhdit: Janë të qëllimshme, policia të marrë masa

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe në malin e Murashit ndersa flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë me shkurre në hyrje të qytetit të Librazhdit.

Pas situates se krijuar, kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra i ka bërë kërkesë Emergjencave Civile për ndërhyrje nga ajri, të cilët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë.

Kliko per me shume info

Kryebashkiaku i Librazhdit thotë se ka dyshime se zjarret janë të qëllimshme, ndaj i ka bërë thirrje policisë që të marrë masa ndaj zjarrvënësve.

“Kemi dyshime se zjarret janë të qëllimshme. Policia të marrë masa ndaj zjarrvënësve, pasi zjarret po shkaktojnë dëme të mëdha”, thekson Gurra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.