Zjarri në Kuc, Kodheli jep alarmin: Rrezikohen reparti ushtarak e depot me municion

Aktualitet

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se nga zjarri në Kuç të Vorës rrezikon edhe një repart ushtarak, i cili disponon armë dhe municione.

Në një deklaratë për mediat, Kodheli deklaroi se kjo situatë e zjarreve prish imazhin e Shqipërisë në një priudhe të rëndësishme të turizmit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e Mimi Kodhelit:

Kjo e prish imazhin e Shqipërisë në një moment të sukseshëm për Shqipërinë kur flitet për një turizëm në rritje, kur flitet për një mikpritje, kur flitet për një Shqipëri e cila ndryshon çdo ditë pozitivisht. E prish imazhin e Shqipërisë ashtu siç prish pronat e qytetarëve ashtu siç prish dhe dëmton gjithcka të ngritur me mundim dhe djersë. Kanë 48 orë që luftojnë me flakët. Pranë zjarrit është vendosur një fabrikë që prodhon fishekzjarre, dhe po pranë zjarrit është edhe një repart ushtarak që disponon armatime dhe municione. Të dyja janë objekte të një sensibiliteti të vencantë, ndaj të cilave duhet mbajtur një distancë e konsiderueshme kur flitet për një situatë të tillë.

ME TE LEXUARAT