Zjarret, Vasili: Kryeministri turist nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Politikë

Duke marrë shkas nga Maqedonia, e cila ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy komuna për situatën e zjarreve ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili ironizon kryeministrin Rama dhe sipas tij “kryeministri ynë turist nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Petrit Vasilit

Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret. Kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime. Ndërkohe zjarri shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri.

Gjendjen e jashtëzakonshme nuk e shpall kryeministri turist se nuk i dhemb që vendi digjet, ndërsa maqedonasit e duan vendin e tyre.

E kam thënë që kryeministri turist iku dikur, pastaj erdhi dhe përsëri do iki duke na e lënë:

Shqipërinë të djegur të tjerat….do t’i marrë sigurisht me vete dhe për vete….

ME TE LEXUARAT