Zjarret djegin tri banesa në Çorrush të Mallakstrës. Evakuohen banorët

Kliko per me shume info

Flakët që kanë shpërthyer në fshatin Çorrush të Mallakastrës kanë djegur deri tani 3 banesa. Informacionet që na vijnë nga ky fshat ngrenë alarmin se flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe se po evakuohen banorët e fshatit Çorrush. Era e fortë po ndihmon në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Tre zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ndërsa për ta parë nga afër dhe monitoruar situatën ndodhet dhe vetë kreu i bashkisë së Mallakastrës.

Kliko per me shume info

Në një prononcim për median Agron Kapllanaj kryetar i bashkisë së Mallakastrës tha se rrezikohet dhe një banesë tjetër, dhe se dëmet janë të mëdha për banorët pasi janë shkrumuar pemë të tëra me ullinj dhe pemë frutorë.

Një banor i këtij fshati është i dyshuar për zjarrin dhe është shpallur në kërkim. Nuk dimë nëse është e qëllimshme apo aksidentale por ai ka dashur të djegë pjesën e mbetur të grurit pas korrjes dhe zjarri më pas është përhapur”

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here