Zjarr pranë ish repartit ushtarak në Shqipëri! Rrezikohet “Gërdeci” i dytë?

Gjendja nga zjarret ne vend vazhdon te jete ne perkeqesim. Një vatër zjarri ka mundur të arrijë pranë një ish reparti ushrarak në zonën e Pishkashit (Librazh), duke sjellë kështu shpërthimin e disa municioneve.

Nuk ka asnjë të dëmtuar por nuk dihet sasia e municioneve që ndodhen të groposura në ish repartin ushtarak.

Kliko per me shume info

Zjarri ka alarmuar të gjithë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Flakët rrezikojnë të përfshijnë ish repartin ushtarak, duke u bërë kështu situatën mjaft delikate.

Vatra e zjarrit është shfaqur në zonën e njohur si “6 Lisat” dhe ka djegur një sipërfaqe të madhe prej 20 hektarësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here