Zhvaste prej vitesh bisnesmenin italian, shqiptarja i mori rreth 33 mijë euro dhe i thoshte se…

Aktualitet

Policia italiane ka arrestuar një shtetase shqiptare, pasi prej 4 vitesh zhvaste biznesmenin italian.

Sipas mediave italiane, shtetasja shqiptare me iniciale N.K., 29 vjeçare, i mori biznesmenit italian 50 vjeçar rreth 33.500 euro. Kërkesa e fundit për t’i dhënë para ishte mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, kur gruaja dhe ish i dashuri lanë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E reja shkoi në vendtakim me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian, me të cilin bashkëjeton në Conegliano (në provincën e Treviso-s).

Por për të gjithë këtë, në dijeni ishin edhe karabinierët, që ndërhynë para se të bëhej shkëmbimi i parave, duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj.

Në makinën e 29-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.

ME TE LEXUARAT