Zgjerohet skandali, ja çfarë thuhet tjetër për spikerin që u dërgonte foto të organit gjenital kolegeve

Showbiz

Një skandal i madh ka përfshirë gjigantin amerikan “Fox News”. Prezantuesi i njohur Eric Bolling është pezulluar, pasi akuzohet se u ka dërguar foto të gjenitaleve të tij tre kolegeve përmes telefonit. Lajmin e bën të ditur BBC. Ndërkohë, avokati i tij e ka quajtur shkarkimin të padrejtë dhe akuzat të pavërteta.

“FOX News” nga ana tjetër ka njoftuar se një hetim po zhvillohet lidhur me rastin. Në një deklaratë për mediat me email, zëdhënësi i Fox News tha: “Eric Bolling është pezulluar në pritje të rezultateve të një hetimi, i cili është në proces”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por disa orë më vonë, ish-prezantuesja Caroline Heldman shkoi më tej me akuzat kur tha se Bolling ishte mes ‘shefave’ që e kishin ngacmuar seksualisht atë. Heldman gjithashtu pretendoi se Bolling e kishte ftuar për të shkuar në Nju Jork “për t’u ‘argëtuar'”.

Ishte “Huffington Post” që fillimisht raportoi akuzat kundër Bolling të premten, duke cituar “14 burime” dhe duke thënë se fotografi të papërshtatshme i kishte dërguar me anë të mesazheve “disa vjet më parë”, dy kolegeve në Fox Business dhe në Fox News.

“Huffington Post” nuk ka zbuluar identitetin e femrave qe kishin marre keto foto apo ndonjë prej burimeve të saj.

ME TE LEXUARAT