Zbulohet ekspertiza: Pacientja operoi gjoksin tek Spitali Amerikan mbeti me dëmtime për gjithë jetën

Kliko per me shume info

Një mjek turk është dënuar me burg nga gjykata e Tiranës në qershor 2017 me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm tek një grua e cila kishte kryer operacion në gjoks dhe në bark pranë spitalit Amerikan.  Sipas dokumenteve gjyqesore, në 21.12.2011 shtetasja G. B. është nënshtruar një trajtimi kirurgjikal në spitalin privat në Tiranë, Spitali Amerikan, në pjesën e gjoksit dhe të barkut ku nëpërmjet këtij operacioni kërkonte të zmadhonte gjoksin dhe të bënte tërheqje të lëkurës në zonën e barkut.

Sipas saj, që nga koha kur ajo është operuar ka patur probleme të rënda shëndëtësore si rezultat i operacionit të kryer. Gjate hetimit eshtë administruar kopje e kartelës së kësaj shtetaseje prane Spitalit Amerikan si dhe është marrë deklarimi i të dëmtuarës ku deklarohet se, për një vit rresht gjëndja e saj nuk është përmirësuar, por i janë shkaktuar dëmtime të rënda fizike si rezultat i operacionit të bërë nga ana e mjekut Hakan G. Nga deklarimi i shtetases G. B. ka rezultuar se, mjekët Hakan G. dhe Rezarta K. i kanë kryer asaj një vizitë. E kanë pyetur se çfarë ndërhyrjesh ishte e interesuar të bënte.

Kliko per me shume info

Ajo u ka thënë që donte të operonte barkun dhe të zmadhonte gjoksin. Sipas saj, mjeku turk i ka shpjeguar se, është e mundur që këto ndërhyrje kirurgjikale të realizoheshin njëherazi dhe doktori turk i ka premtuar se, rezultati i operacionit do të ishte i shkëlqyer. Duke qënë se, doktori që i kishte premtuar ishte dhe ai që do të bente nderhyrjen i ka shpjeguar se, shpenzimet për operacionin ishin 3900 euro për barkun dhe 3500 euro për gjoksin. Duke u bazuar tek parashikimet e mjekut, premtimet e tyre kallëzuesja ka vendosur të kryente operacionin më datë 21.12.2011. Duke u nisur nga premtimi i mjekut që ajo do të rregullohej nga pamja e jashtme shume mirë ajo ka venGjatë hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje, është kryer edhe një ekspertim mjekësor e shkencor në lidhje me pasojat e shfaqura tek pacientja.

Në dosjen e kësaj ngjarje, citohet akti i ekspertimit mjeko-ligjor Nr.178 të datës 30.01.2014 nga i cili ka rezultuar se :

1. Tek shtetasja G.B ëhtë kryer ndërhyrje kirurgjikale estetike në gjoks dhe në bark me qëllim heqjen e rrudhave dhe dhjamit në bark si dhe ngritje dhe zmadhim të gjinjve.

2. Gjatë trajtimit dhe ndërhyrjeve mjeksore që i janë bërë shtetases G.B vërehen elementë të mjekimit të pakujdesshëm. Veprimet e pakujdesshme që janë kryer gjatë trajtimit mjekësor të kësaj shtetasje kanë të bëjnë jo vetëm me mosrealizimin e qëllimit të ndërhyrjes, por shkaktim të dëmtimeve estetike në gjoks dhe bark si dhe shkaktim të një gjëndje të rënduar psikoemocionale pas këtij dëmtimi.

3. Për shkak të mjekimit të pakujdesshëm tek pacientja G.B ka mbetur për pasojë dëmtim të dukshëm të paraqitjes estetike të regjioneve të gjoksit dhe barkut si dhe gjendje të rënduar psikoemocionale.Si rezultat i mjekimit të pakujdesshëm tek kjo shtetase është shkaktuar dëmtimi i  rëndë i shëndetit dhe shëmtim i përhershëm.
Në rastin konkret vihet re një pakujdesi, por për të cilën nëse do të klasifikohet sipas nenit 96 të K.Penal duhet parë vlerësimi i shëmtimit të përhershëm. Sic dihet neni 96 i K.Penal si pakujdesi mjekësore përfshin vdekjen, rrezikimin e jetës, apo dhe dëmtimin e rëndë të shëndetit të pacientit. Nga të trija këto pasoja në rastin konkret, vdekja dhe rrezikimi i jetës përjashtohen.Nga deshmia e ekspertit në lidhje me përcaktimin e pasojës shëmtim i përhershëm ka rezultuar se, për të arritur një përkufizim të tillë  ai është referuar në literaturën mjekësore (bazat e mjekësisë ligjore) ku kriteri i shëmtimit të përheshëm nënkupton kryesisht fytyrën dhe ka të bëjë me dëmtim të pjesëve të ndryshme të saj. Ky term sipas mendimit të këtij eksperti nuk përjashton dhe dëmtime të dukshme të pjesëve të tjera të trupit. I pyetur në lidhje me faktin se, ky është një lloj dëmtimi i përhershëm apo mund të riparohet me një operacion tjetër plastik, eksperti ka shpjeguar se: “Dëmtimi i konstatuar tek kjo shtetase është i përhershëm dhe i pariparueshëm vetëvetiu”.

Bëri gjoksin operacion tek Spitali Amerikan, pagoi 7500 euro, pacientja “sheh tmerrin me sy”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.