Zbulohet çmimi, iPhone 8 do kushtojë më shumë se modelet e kaluara

Një raport i publikuar sot nga New York Times sugjeronte se iPhone i ri me ekran pa skaje i cili përkon me 10 vjetorin e telefonit do të kushtojë 999 dollar.
Rritja e çmimit do të ishte shumë më e lartë sesa modeleve tradicionale në të kaluarën. Aktualisht iPhone 7 kushton 649 dollar ndërsa iPhone 7 Plus 769 dollare, njofton PCW.

Ka patur spekulime të shumta se në aktivitetin tradicional të Shtatorit Apple do të prezantojë disa iPhone së bashku me një version të ngjashëm me iPhone 7-ën por me harduer të ri si dhe një iPhone i cili vjen me ekran pa skaje, ngarkim wireless, kamera 3D dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës përmes rrezeve infra të kuqe.

Kliko per me shume info

Aktiviteti do të mbahet muajin e ardhshëm ku pritet edhe një version LTE i orës Apple Watch. Megjithatë Apple duhej të gjejë një mënyrë për të justifikuar çmimin e iPhone 8-ës.
Dy ditë më parë Samsung nxori në shitje Galaxy Note 8-ën, i cili ka një ekran pa skaje dhe fillon nga 930 dollar. Samsung Galaxy S8-ta kushton 725 dollar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here