Zbulohet anija e fundosur në detin e Shqipërisë 100 vjet më parë

Kliko per me shume info

Një anije e madhe u gjet në ujërat e detit Jon. Ajo dyshohet se është mbytur 100 vite më parë. Brenda saj janë gjetur armë të rënda, ndërsa autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit shprehen se mjeti lundrues është gjetur në afërsi të Gadishullit të Karaburunit.

Fjala eshte për një anije civile e pajisur me mitralozë dhe e përdorur për qëllime ushtarake. Anija është ruajtur mjaft mirë, ajo gjendet në thellësi të madhe dhe duket se është goditur kur ka qenë në lundrim.

Kliko per me shume info

Anija mendohet se është mbytur gjatë Luftës së Parë Botërore, e goditur nga një silur i nëndetëseve austriake, të cilat patrullonin edhe detin Adriatik nga baza e Kotorrit.

Anija është zbuluar në një thellësi prej 50-60 metrash poshtë Karaburunit, ndërsa ende nuk dihen të dhëna të tjera lidhur me të.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here