Zbardhet raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit: Grupe kriminale vepruan në disa qytete

Kliko per me shume info

Ministrat teknikë të Partisë Demokratike do bëjnë te enjten aktin formal të largimit nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha para tre muajsh me qëllim monitorimin nga afër të sjelljes së administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre. Ata pritet ta japin nesër dorëheqjen pas publikimit të raportit, ndërsa kompetencat do t’i delegojnë tek zv.ministrat.

Raporti: Nga informacionet e Ministrisë se Brendshme rezulton se ne zgjedhje janë angazhuar grupe te njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike, kryesisht ne Dibër, Elbasan, Lezhe dhe Shkodër.
Raporti: Policia e Shtetit jo efektive ne parandalimin e grupeve kriminale dhe korrupsionit zgjedhor.
Raporti: Koordinimi mes Policisë së Shtetit dhe ministrive dhe institucioneve të varësisë nuk ka qenë në nivelin e duhur sa i takon monitorimit të sjelljes se administratës gjatë fushatës elektorale.Raporti: Shitblerja e votës fenomen i përhapur.
Raporti: Punonjës të nivelit të lartë të administratës dhe punonjës të Policisë të përfshirë në shitblerjen e votës.
Raporti: Rekomandohet të merren masa për të gjetur përgjegjësit në strukturat e policisë të cilat nuk kanë mundësuar zbatimin e masave operacionale të dakordësuara nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së ShtetitRaporti: Ministri i Brendshëm ka raportuar punonjësit e policisë që kanë mbështetur subjektet elektorale apo kanë bashkëpunuar me elemente kriminale. Ministri i ka kërkuar drejtorisë se Policisë largimin nga detyra të këtyre punonjësve por drejtori i përgjithshëm i policisë nuk ka marrë masat e kërkuara.Raporti: Nga institucionet shtetërore, kryesisht zv/kryeministri dhe ministrat teknikë si dhe Policia e Shtetit janë dërguar në prokurori rreth 110 të dyshuar për kryerje të veprave penale në fushën e zgjedhjeve të cilat janë në proces hetimi. Kërkohet fuqimisht një hetim eficencë dhe të inkurajohet prokuroria që të procedoje sa më parë në hetim të plotë të çështjeve të adresuara dhe të realizojë ndjekjen deri në fazën finale të gjykimit.

Kliko per me shume info

Raporti: Është konstatuar përdorimi i aseteve ne mbështetje te subjekteve elektorale nga ministri, institucione vartëse dhe Bashkite. Janë përdorur aktivitete në kopshte, shkolla, inaugurimin e shesheve dhe rrugëve për fushate elektorale të subjekteve elektorale ne qeverisje si dhe ne ditën e heshtjes zgjedhore janë shpërndare ftesa për te votuar një subjekt elektoral ne kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor. Nga ana tjetër shkolla kopshte ambiente te institucioneve janë vene ne dispozicion te subjekteve elektorale. Rekomandohet qe ne te ardhmen te jete e ndaluar me ligj mundësia qe aktivitete te tilla te jene ne shërbim te një subjekti elektoral si dhe te ndalohet me ligj shpërndarja e ftesave për te votuar një subjekt elektoral te caktuar ne ditën e heshtjes zgjedhore.
Gjithashtu rekomandohet te hetohet nga organet e prokurorisë apo edhe te auditohet nga KLSH ne lidhje me përdorimin e fondeve publike në drejtim të realizimet e ftesave, materialeve te tjera te propagandës dhe shpërndarjes se tyre nga Bashkia e Tiranës.
Raporti: Është konstatuar dhënia e privilegjeve te ndryshme gjate fushatës elektorale si certifikate pronësie, legalizime, premtim i vendeve te punës, premtim i vlerësimit kalues ose me te larte gjate procesit te Maturës Shtetërore. Rekomandohet qe rastet e dhënies se privilegjeve ne rastin e Maturës Shtetërorë, bursave te Ekselences. Rastet e denoncimit te kontrabandës se kafesë, te rimbursimit te TVSH apo te subjektivitetit gjate vlerësimit tatimor si dhe listat e ndihmës ekonomike duhet te jene subjekt i auditit nga KLSH apo edhe e hetimit te mëtejshëm nga prokuroria me përfundime konkrete.
Raporti: Përfshirje e opozitës ne qeverisje gjate vitit elektoral, ne funksion te garantimit dhe monitorimit te procesit zgjedhor është një praktike shume e mire ne kushtet e një demokracie të brishte në Shqipëri, shpesh e shoqëruar me tensione politike, megjithëse kjo përfshirje për të qenë efektive duhet të ndodhë më parë, konkretisht nga 1 janari i vitit zgjedhor dhe jo pak jave para zgjedhjeve për Kuvendin. Rekomandohet, 3-6 muaj para zgjedhjeve. Ne ketë mënyre procesi i monitorimit dhe masat e marra apo rekomandimet e dhëna nga task-forca do te mund te kryhen me nje ritëm normal pune. Njëkohësisht institucionet dhe entet apo shoqëritë shtetërore do te kenë me shume kohe ne dispozicion per te mbledhur apo për te përpunuar informacionin dhe per t’ja referuar ate task-forces te plote e te sakte per cka kërkohet. Gjithashtu nisja e punës me heret nga task-forca do te mundesonte edhe nje monitorim me te mire dhe me te hollësishëm te enteve publike dhe shoqërive shtetërore ne drejtim te mosperdormit te aseteve te tyre ne funksion te fushatës politike apo mos lidhjes se kontratave te reja te punës si mekanizëm per te te shtuar zgjedhësit qe votojnë per një subjekt te caktuar politik, dhe deformuar vullnetin e lire te zgjedhësve.
Raporti: Nëpunësit e administratës shtetërore jane përfshirë ne fushate elektorale për subjekte te caktuar ne kundërshtim me ligjin.
Raporti: Rekomandohet qe KLSH te auditoje te gjitha punësimet apo shkarkimet te kryera gjate periudhës zgjedhore, ne pushtetin qendror dhe vendor.
Raporti: Rekomandohet ndryshim ligjor qe te ndalohen lëvizjet ne administrate 6 muaj para zgjedhjeve.
Raporti: Kërkohet vijimi i hetimit nga ana e prokurorisë për te gjitha rastet e evidentuara për lëvizjet ne administrate 6 muaj para zgjedhjeve.
Raporti: Rekomandohet hetimi i ndryshimeve ne tregun valutor për zhvlerësimin e euros qe nga data 19/5/2017 deri me 27/6/2017 nëse ndryshimet e valutës janë lidhur me përdorimin e saj ne mënyrë informale për shitblerjen e votave apo veprave te tjera penale ne fushën e zgjedhjeve./news24

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here