Xhelozia i mori jetën, postimi prekës i gjyqtares para vrasjes: Fëmijët, ... (Foto)

Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Tiranë ku 53-vjeçari masakroi pa asnjë mëshirë ish- gruan e tij, ka shokuar opinionin publik në vend.

Gjyqtarja e rrethit të Shkodrës Fildes Hafizi, 39 vjeçe u ekzekutua sot në zonën e “Xhamllëkut” në kryeqytet rreth orës 14:10, ndërsa po shkonte në shtëpinë e saj ku jetonte me dy fëmijët e mitur. E duket se fëmijët ishin ngushëllimi dhe motivi i jetës për gjyqtaren shkodrane pas problemeve të shumta me bashkëshortin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale nga gjyqtarja shkruhet se fëmijët janë kapitulli më i bukur i jetës së saj.

“Fëmijët e mi janë dhe do të mbeten kapitulli më i bukur në librin e jetës time”, shkruhet në postim.

Fildes Hafizi ishte nënë e një djali dhe një vajze adoleshent. Ajo ishte dhunuar disa herë nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe madje kishte edhe një urdhër mbrojtjeje por sërish nuk ka mundur t’i shpëtojë çmendurisë së 53-vjeçarit që sot e ka ekzekutuar pak metra larg shtëpisë së saj, duke lënë tashmë dy fëmijë jetimë. Kasemi u arrestuar pak kohë pas vrasjes që tronditi sot kryeqytetin.

ME TE LEXUARAT