Xhekpoti në SHBA, kush është gruaja që fitoi shumën marramendëse

Kliko per me shume info

Gruaja 53 vjeçare Mavis Wanczyk është fituesja e xhekpotit më të madh të fituar nga një person i vetëm, në historinë e Amerikës së Veriut, plot 785.7 milion dollarë.

Biletën që do ta kthente në një milionere, e kishte blerë në një pikë karburanti, në Chicopee të Masacusets. Gruaja, e cila prej 32 vjetësh punonte në një qendër mjekësore, tha se me të mësuar lajmin, e kishte lënë punën.

Kliko per me shume info

“Ëndërrova me sy hapur dhe ëndrra mu bë realitet. Doja të dilja në pension pas 12 vjetësh, por kjo u realizua më herët. Telefonova qendrën mjekësore ku kam punuar për 32 vjet dhe u thashë se nuk do të shkoja më”, tha gruaja, fituese e xhekpotit.

Xhekpoti më i madh i llotarisë amerikane ‘Powerball’, ka qenë 1.6 miliard dollarë, por ai u nda mes tre fituesve, në janar të 2016-ës.

Numrat fitues, 53 vjeçarja i kishte zgjedhur sipas ditëlindjeve të të afërmve të saj. Gazetarët e pyetën nëse kishte në plan t’i dhuronte vetes diçka të bukur, si për shembull një makinë të re, por nëna e dy fëmijëve u përgjigj se e kishte bërë këtë më pak se një vit më parë dhe se tani do të shlyente kredinë.

Shanset për të fituar xhekpotin janë një në 292 milionë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here