Vuajtjet e familjes Alliu, mbytja e 14-vjeçarit në lumë nuk është e vetmja tragjedi

Kliko per me shume info

Familjes sëdjalit 14-vjeçar, i cili u mbyt tragjikisht në lumin Shkumbin, nuk i përfundojnë vuajtjet.

Pas djalit të vogël i cili është i paralizuar, familja Alliu është përballur me tragjedinë. Klevis Alliu 14 vjeç ka shkuar të lahet në lumë bashkë me vëllain më të madh dhe një kushëririn e tij.

Kliko per me shume info

Por në vendin e quajtur “Hurdha e Qymyrit” ai është zhytur dhe nuk ka dalë më prej andej. Vëllai dhe kushëriri kanë mundur ta nxjerrin në breg 14 vjeçarin, por ai nuk ka shpëtuar pasi kishte pirë shumë ujë.
Sipas Infoelbasani fëmijët e trembur kanë dhënë alarmin dhe në vendngjarje kanë mbërritur banorë të rastësishëm e më pas familjarët.
Trupi i pajetë i të miturit është dërguar në morgun e spitalit dhe i është nënshtruar ekspertimit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Deri më tani vdekja është klasifikuar si aksidentale.
Sipas informacioneve, “Hurdha e Qymyrit” është një gropë e thellë dhe e rrezikshme në lumin Shkumbin në këtë vend të rrjedhës së tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here