Vrasja makabre e serbit në Vjenë, ja fjalët që e çuan shqiptarin në këtë pikë

Kliko per me shume info

Pas therjes vdekjeprurëse me thikë qe ndodhi në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar në Vjenë, policia është në kërkim të një personi të dyshuar si shqiptar.

Sipas përshkrimit të policisë i dyshuari është një shtetas kosovar i moshës 38 vjeçare, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.

Kliko per me shume info

Ndërsa personi i vrarë me thikë në zemër është një serb 37 vjeçar i identifikuar si Perica Gavrilovic (në foto), pronar i një lokali, transmeton albinfo.ch. Veç pronarit të përmendur, në natën fatale është plagosur edhe shoqëruesi i tij një shtetas nga Bosnja i cili kishte pësuar lëndime të rënda.
Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37 vjeçari i kishte bërë gruas që ishte në shoqëri me shqiptarin: “çfarë çmendurie, në këtë orë të vonshme të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thënë ai nga ana tjetër e rrugës.
Por këto fjalë e kanë provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai dhe i kishte drejtuar sharje të rënda me konotacion homofob dhe seksual.
37 vjeçari dhe shoqëruesi i tij 28 vjeçar kishin dalë në cep të rugës dhe janë sharë me fjalë, përcjell albinfo.ch. Pastaj i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur fillimisht 28 vjeçarin dhe më pas ka goditur disa herë me thikë në afërsi të kafenesë së tij 37 vjeçarin serb. Pas kësaj i dyshuari për vrasje së bashku me shoqëruesen e tij kanë ikur nga vendi i ngjarjes. 37 vjeçari serb ka vdekur më vonë në spital.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here