Krim në familje në Tiranë, ish-burri vret gjyqtaren, nuk ishte dakord me divorcin

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e sotme në Tiranë, ku mësohet se ish burri ka vrarë bashkëshorten e tij, gjyqtare ne Shkoder.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Fadil Kasemi 53 vjeç, pasi akuzohet se qëlloi për vdekje ish- gruan e tij, pasi nuk ishte dakord me divorcin.

Kliko per me shume info

Blutë njoftojnë se ditën e sotme, shtetasi në fjalë ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen Fildes Hafizi, 39 vjeçe, gjyqatare në Shkodër.

Po ashtu të blutë bëjnë me dije se është sekuestruar arma e krimit. ‘’Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.’’- sqaron policia.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshmë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here