Vrasja e 22-vjeçarit, befasojnë në gjyq katër të rinjtë e dyshuar

Kliko per me shume info

4 të arrestuarit për vrasjen e të riut Marvi Mihali, në afërsi të Stadiumit “Selman Stërmasi”, janë përballë sot me Gjykatën e Tiranës, ndërsa mësohet se për ata është caktuat masa e sigurisë “arrest me burg”.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të akuzuarit. Mësohet se në seancën e sotme asnje prej tyre nuk ka pranuar të flasë e të përgjigjet para trupit gykues.

Kliko per me shume info

Në fund, trupi gjykues vendosi të lërë në burg autorin e dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorët e tij në krimin e rëndë që i mori jetën të riut 22-vjecar.
Pak momente para nisjes së seances, në pjesën e pasme të Gjykatës 5-6 vetë, moshatarë të të arrestuarve, u konfliktuan me operatorët e TV-ve dhe gazetarët pasi ata nuk donin të filmoheshin shokët e tyre.
Sipas dëshmive të dhëna pas arrestimit, 4 të prangosurit janë shprehur se nuk kanë dashur ta vrasin 22-vjeçarin.
Sipas hetimeve, viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.
Ndërkohe, Bitraj pretendon se është ofenduar gjatë telefonatës. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar.
Mes tyre fillimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë duke e lënë të vdekur.
vijon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.