Vogëlushja shqiptare i shkruan vargjet shokuese ish-Presidentit amerikan George Bush, përgjigjia e tij do t’ju shokojë

Kliko per me shume info

Ish- presidenti amerikan, Xhorxh Bush është befasuar nga letra e një vajze nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për Pavarësie Sopa. Ajo i ka dërguar një letër mirënjohjeje presidentit amerikan Xhorxh Ë. Bush për rolin e tij në pavarësinë e Kosovës. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Leonat Shehu ishte në shtëpinë e vajzës, e cila tregon për emocionet që ka pasur nga komunikimi me ish-presidentin amerikan.

Kliko per me shume info

Pavarësia mban këtë emër meqë ka lindur pak minuta pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008.

“Emri im është Pavarësi, që do të thotë i pavarur dhe kam lindur 2 minuta pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Unë dua që të ju falënderoj juve për punën që keni bërë për Kosovën e lirë dhe të pavarur”, lexon vajza një pjesë të letrës së shkruar për ish-Presidentin amerikan.

Ajo thotë se “për mua ishte një kënaqësi që shkrova për ish-presidentin një letër. Në letër kam shkruar që të vijë dhe të më vizitojë mua dhe Kosovën. Dua ta falënderoj për kontributin që ka dhënë në Kosovë dhe shpresoj të vijë sa më shpejt”, thotë vajza në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Letra e Pavarësisë së vogël i është dorëzuar presidentit George W. Bush nga ambasadorja e Kosovës në Ëashington, Vlora Çitaku. Në letër ishte një fotografi e vajzës dhe e bulevardit në Prishtinë që mban emrin e Presidentit Bush.
Pavarësia gjithashtu ka bërë publike edhe përgjigjen e Presidentit Bush, që duke e falënderuar atë shfaq shpresën që një ditë ta takojë atë. “E dashur Pavarësi, Ju falenderoj për letrën. Shpresoj të takohemi. Zoti ju bekoftë Ju, familjen Tuaj dhe vendin Tuaj”, – shkruan George W.Bush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.