Vodhën kasafortën e hotelit në Tiranë, ja detaji që nxori zbuluar dy grabitësit

Kliko per me shume info

Mbrëmjen e së martës, Eduart Ngota dhe Zenel Dama, vunë në jetë planin e tyre për vjedhjen e kasafortës së një hoteli, brenda së cilës ndodheshin ora e bizhuteri floriri me një vlere prej afro 100 mijë eurosh. Dy autorët morën një makinë me qira tip “Fiat Punto”, që do t’u shërbente për transportimin e kasafortës.

Pasi janë regjistruar për një natë aty, pas disa orësh ata kanë futur në një çantë të madhe kasafortën dhe e kanë nxjerrë nga hoteli duke e futur në makinën e marrë me qira.

Kliko per me shume info

Më pas e kanë transportuar në banesën e tyre ku e kanë hapur, duke nxjerrë orët, bizhuteritë dhe paratë që ndodheshin brenda. E kanë futur sërish në çantë, duke e transportuar në hotel dhe e kanë lënë në të njëjtin vend ku ishte, në mënyrë që të mos binin në sy.

Megjithatë, mëngjesin e së nesërmes një prej punonjësve të hotelit ka konstatuar hapjen e saj dhe pasi ka parë që ishte e boshatisur, ka lajmëruar administratorin për vjedhjen. Policia tha se nga gjurmimi i automjetit të përdorur nga autorët, është arritur të zbulohej banesa ku ndodhej kasaforta./bw

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here