Vodhën dhe gjobitën pronarin e argjendarisë, Gjykata lë në burg dy të rinjtë

Kliko per me shume info

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy të rinjtë që grabitën argjendarin dhe i vunë gjobë proinarit të saj 3 ditë më parë.

Ngjarja ndodhi në 19 gusht ku shtetasit Enea Duraj, Renato Toska së bashku me një 31-vjeçar e grabitën me dhunë biznesmenin e floririt, duke i marrë para dhe sende me vlerë.

Kliko per me shume info

Më pas ata i kërkuan edhe 10 mijë euro të tjera, por biznesmeni bëri denoncim në Polici, kjo e fundit bëri edhe arrestimin e tyre.

Prokuroria e akuzon Enea Durajn 26 vjeç, Renato Toskën 28 vjeç dhe E.H 31 vjeç për “vjedhje me dhunë”, dhe “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, për vepra të tilla ligji parashikon dënime me 10-20 vite burg.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here