Vodhën 25 aparate fotografike, arrestohen dy ‘’skifterët’’ në Lezhë

Kliko per me shume info

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar Hijet”, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Burime nga policia e Lezhës bënë me dije se këta dy persona akuzohen për një ngjarje të ndodhur me datë 17 korrik të këtij viti 2017 ku janë vjedhur 25 aparate fotografikë profesionalë me vlerë rreth 1.500.000 lekë të reja në dyqanin e shtetasit A.D.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI
Me datë 17.08.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore e intensive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Hijet “.
Si rezultat i tij, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur me datë 17.07.2017, ku në dyqanin e shtetasit A.D. në Lezhë, me anë të thyerjes së dyqanit , janë vjedhur 25 aparate fotografikë profesionale me vlerë rreth 1.500.000 lekë të reja.
Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u ndaluan shtetasit:
– Igli Maklaj, 27 vjeç, banues në Lezhë
– Aldo Smakaj, 29 vjeç, banues në Lezhë
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autor të vjedhjes së 25 aparateve fotografikë profesionalë.
Vepra penale në ngarkim të tyre “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T.F. 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e autorësive nëse këta shtetas janë të përfshirë në vepra të tjera kriminale, kryesisht në fushën e vjedhjes. U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa nga aparatet e vjedhur. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here