Vlorë, policia asgjëson parcelën me 238 bimë kanabis

Aktualitet

Nje sasi prej 238 bimësh narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga Policia e Vlorës, në fshatin Kropisht i Vogël të Selenicës, pranë vendit të quajtur Janaj.

Policia kontrolloi zonën në sajë të monitorimit të vazhdueshëm për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në mbarë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në bazë të informacioneve në rrugë operative u ushtrua kontroll në pronë publike, ku u konstatuan të mbjella 128 bimë si dhe 110 kubikë me fidanë që u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë, efektivët e policisë po punojnë për identifikimin e personave të lidhur me mbjelljen e bimëve.

ME TE LEXUARAT