Vlora problematike, AKU merr masa të rënda ndaj 7 bizneseve pa kushte higjeno-sanitare

Kliko per me shume info

AKU është në terren, duke vijuar me kontrollet në subjektet në zonat turistike.

Në Vlorë, janë në kontrolll 400 subjekte, mes të cilave markete, restorante, “fast food” dhe pastiçeri. Këto të fundit, sipas informacioneve, kanë rezultuar jashtë kushteve higjeno-sanitare.

Kliko per me shume info

AKU njofton se ka kryer rreth 1300 inspektime në Durrës, Vlorë, Fier, Shkodër, Korçë dhe Lezhë nga muaji qershor në muajin gusht. Autoriteti thotë se ka paralajmëruar 377 operatorë për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare, kryerjen e analizës së ujit, pajisjen me libreza shëndetësore të personelit dhe hartimin e planit të masave kundër dëmtuesve, brejtësve dhe insekteve.
7 biznese në zonën e Vlorës nuk kanë korrigjuar parregullsitë brenda afatit dhe ndaj tyre AKU ka marrë masën e ndëshkimit me gjobë në vlerën e 950 mijë lekëve. AKU thotë se në dhjetra raste ka analizuar kampionët e vajit për skuqje në restorante dhe në “fast food”, por vlerat kanë rezultuar brenda standardeve.
Gjithashtu janë marrë mostra të produkteve në pastiçeri dhe restorante për kryerjen e analizave mikrobiologjike. Disa prej tyre kanë rezultuar brenda standardeve, ndërsa për të tjerat pritet rezultati nga laboratorët.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here