Kjo është super-vila e re e Vladimir Putin, pamjet e saj do t’ju lënë pa mend

Vladimir Putin i ka shtuar pasurive të tij një shtëpi të re pushimi, vetëm pak kilometra nga kufiri i Rusisë me Perëndimin.

Vila luksoze e Presidentit të Rusisë është pjesë e një kompleksi që përfshin një rezidencë të restauruar cariste, e cila është përdorur në një film sovjetik. Villa “Sellgren’ është ndërtuar në një ishull në gjirin e Vyborg, rreth 12 kilometra nga kufiri rus me Finlandën, shkruan “Daily Mail”.

Kliko per me shume info

Zyrtarisht i takon miqve të ngushtë të presidentit të Kremlinit, por mediat vendase shkruajnë se kjo është shtëpia e fundit që i shtohet pasurive të tij. Pamjet e kësaj shtëpie tregojnë një pishinë madhështore me pllaka ari të brendshme, një sauna me avull, një dhomë bilardoje dhe shumë të tjera ambiente komode dhe tepër luksoze.

Villa “Sellgren” u ndërtua fillimisht para Revolucionit Rus në 1913 nga arkitekti i njohur finlandez Uno Ullberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.