Vendosi 3 dollarë bast, fitoi aq shumë sa që la pa fjalë edhe menaxherin e kazinosë!

Kliko per me shume info

Një burrë nga Kalifornia ka goditur jackpot-in prej hiq më pak se 11,8 milionë dollarë duke vendosur një bast prej vetëm 3 dollarësh.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për burrin e identifikuar vetëm si Rodolfo T., i cili ishte duke luajtur me një makinë të lojërave të fatit në “Fremont Hotel and Casino” në Las Vegas.

Kliko per me shume info

“Fremont ka dhënë mijëra jackpote gjatë gjithë historisë së saj 60-vjeçare në Las Vegas, por asnjë sikurse ky”, ka thënë Jim Sullivan, menaxher kryesor i Fremont-it, në një deklaratë.
“Ne jemi tepër të ngazëllyer për të qenë një pjesë e këtij çmimi të mrekullueshëm, duke avancuar reputacionin e Fremont si një vend ku fitojnë lojtarët”, ka shtuar më tej Sullivan.
Gjithsesi fitimi rekord për një “goditje” ende qëndron në 39.7 milionë dollarë. Ai “u godit” në vitin 2003 në “Excalibur”, sipas Las Vegas Review-Journal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.