Velipojë, rrëmbyesi e pengu bëjnë paqe: Nuk pati pengmarrje, ishte debat për borxhet

Aktualitet

Dodë Gjikolaj i arrestuar nga Policia e Shkodrës për rrëmbimin e Pjetër Nakajt, të martën në Velipojë, nuk ka pranuar përpara hetuesve të policisë se ka kryer një veprim të tillë.

Por edhe personi që u denoncua si i rrëmbyer, i pyetur nga oficerët e krimeve, ka mohuar se është marrë peng nga Gjikolaj. Të dy kanë pranuar se kanë pasur një konflikt për një borxh prej 4 mijë eurosh, nga Narkaj, ndaj Gjikolajt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto deklarime bien në kundërshtim me ato të familjarëve të Narkajt, që kishin njoftuar policinë se njeriu i tyre ishte marrë peng pas një borxhi të pashlyer. Pas njoftimit të të afërmve të Narkajt, një ditë më parë se i njeriu i tyre ishte rrëmbyer, policia u vu në ndjekje të një automjeti tip Smart në pronësi të Narkajt.

Me këtë mjet, udhëtonin nga Velipoja, autori i dyshuar i rrëmbimit dhe personi që ishte denoncuar si i marrë peng. Të dy ata udhëtuan në drejtim të Shkodrës dhe u vendosën në një apartament në periferi të qytetit, ku edhe policia ndërhyri.

Për të njëjtën çështje, policia arrestoi edhe Gëzim Kuçajn, 45 vjeçar banues në Shkodër. Ndërkaq ende nuk bëhet i ditur roli i tij në këtë histori. Ky i fundit tashmë bashkë me Dodë Gjikolën, do të përballen në gjykatë me akuzën e “ Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim”, ndonëse tashmë, i dëmtuari është tërhequr nga akuzat e tij, citon klan.

ME TE LEXUARAT