Vdekja e shqiptares në Gjermani, zbardhen mesazhet që zbuluan të vërtetën. Ja kush i vuri zjarrin qendrës

Dy ditë pas vdekjes së 28 vjeçares në Gjermani, pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e azilit në Bad Driburg, zbulohet e vërteta.

Sipas mediave gjermane, duke iu referuar informacioneve nga udhëheqësit e hetimeve, e reja besohet t’i ketë vënë vete zjarrin objektit.

Kliko per me shume info

Po ashtu, ato raportojnë se nuk dyshohet një defekt teknik, apo zjarr iq ëllimshëm nga një person i tretë.
Sipas hetuesve, faktet që e cojnë në këtë pistë nuk jën vetëm shenjat e zjarrit në vendin e fatkeqësisë por edhe një mesazh që i është gjetur gruas në telefonin e saj celular.
Në strehimoren qendrore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16 e 30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës.
Këtu ka gjetur vdekjen shqiptarja ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de. Fjala është për një grua me handikap ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here