Vazhdimisht i hidhni tej produktet e flokëve pasi nuk bëjnë punë? Zbulohet shkaku!

Soft

Vazhdimisht i ndërroni produktet e flokëve në mënyrë që ti mbani mirë, por asnjëra nuk funksionon. Ky është një problem që i ndodh shumë vajzave.

Sipas Mark Toënsend, parukieri i Ashley dhe Mary-Kate Olsen, Dakota Johnson, Cate Blanchett dhe të tjerëve, keqpërdorimi i produkteve të flokëve është diçka e zakonshme dhe mund të bëjë diferencë të madhe. Fatmirësisht, stilimi i flokëve nuk kërkon shumë përpjekje, vetëm një rregullim të vogël.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ajo çfarë unë shoh, është se femrat e mbajnë shishen e llakut shumë afër kokës” thotë Toënsend.

“Është një produkt i lëngshëm, kështu që përpara se ta hedhim në flokë është e nevojshme ta mbajmë rreth 20-25 cm larg kokës”.

Aplikimi në distancë, mund të ndihmojë në shmangien e shpërndarjes së pabarabartë të produktit në flokë e cila e bën flokun të njëtrajtshëm dhe jo me disa zona të thata dhe disa jo.

Toënsend këshillon: “ Unë u them klientëve të mi që nëse duan t’u shkëlqejnë flokët, mund t’i masazhojnë ato me dorë dhe të shpërndajnë masën; ju nuk keni nevojë për një produkt për të lyer majat e flokëve, por keni nevojë për një produkt të shpërndarë mirë në gjithë flokun”.

ME TE LEXUARAT