Petrit Vasili komenton qeverinë e re të Ramës: Sa turp!

Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar qeverinë e re të Edi Ramës.

Vasili me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook” ka thënë se qeveria që lindi sot asgjësoi integrimin evropian, ekonominë dhe ricikloi banditizmin politik. Me tej Vasili e mbyll statusin e tij duke thënë “Sa turp!”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i plotë

Qeveria që lindi sot nga gropa e ujërave të zeza të votave të drogës dhe të krimit asgjësoi që në lindje të saj integrimin europian, asgjësoi ekonominë dhe ricikloi banditizmin politik të udhëhequr nga shkollëpakti dhe anti-morali. Sa turp!…

ME TE LEXUARAT