Intervista/ Pjesë e kombëtares shqiptare, Ahmedi refuzoi Maqedoninë: Më mirë vetëm një ndeshje kuqezi sesa titullar atje

Kliko per me shume info

Një nga tre risitë e trajnerit Christian Panucci, është dhe shqiptari nga Maqedonia, Valon Ahmedi.

I intervistuar sot para ndeshjes kundër Lihtenshtejn, futbollisti i lindur në Ohër por i rritur në Kërçovë, tregon se është shumë i lumtur që është pjesë e kombëtares kuqezi, duke i mbyllur njëherë e përgjithmonë dyert asaj të Maqedonisë.

Kliko per me shume info

Ahmedi tregon se ka bërë një zgjedhje me zemër dhe për ty është më mirë të luaj vetëm një ndeshje me Shqipërinë sesa të jetë gjithmonë titullar te Maqedonia.
VALON AHMEDI
Për ftesën nga Kombëtarja shqiptare para ndeshjes me Maqedoninë
“Kam lindur në Ohër, por kam jetuar gjithmonë në Kërcove. Jam shumë i lumtur që jam këtu, pasi kam qenë pjesë edhe te moshat e Kombëtares.
Kjo thirrje e Kombëtares është një ëndërr që u bë realitet për mua. Të jem shqiptari i vetëm nga Maqedonia që jam pjesë e kombëtares për mua është nder dhe kënaqësi”.
Si është të luash krah Latifit përsëri, pas eksperiencës te moshat
“Kam luajtur me Latifin, por njoh edhe Grezdën, se kam luajtur një miqësore me të me U-21. Është një lojtar shumë i mirë dhe ndjehem shumë mirë me të”.
A ka ndjerë presion dhe a ka pasur ftesë nga Maqedonia
“Asnjëherë. Të them të drejtën kam pasur shumë shokë dhe shumë njerëz që më kanë thënë të shkoja te Maaqedonia se është niveli më i ulët.
Thonin ‘e ke të sigurt që do të luash’. Por unë e kam thënë që do të ndjehesha më krenar nëse do të luaja vetëm një ndeshje me kombëtaren kuqezi se sa çdo ndeshje te Maqedonia. E kam bërë zgjedhjen me zemër dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.
Për komentin që i ka bërë Panuçi aftësive të tij
“A po më sheh si titullar apo jo, këtë nuk e di, e di vetëm trajneri. Telefonata e parë ishte që më përgëzoi për suksesin që po kaloj te klubi dhe tani jam me Kombëtaren. Jam një futbollist në përgjithësi teknik, jam fantazist, edhe në klub luaj si 10. Shpresoj që me kualitetet që kam të ndihmoj shumë kombëtaren, mezi pres të vesh fanellën kuqezi”.
Si është ambientimi në grup me veteranët
“Unë disa i njihja, nuk ishte problem aspak për mua të ndjehesha mirë në ekip. Më kanë pritur shumë mirë edhe ata që nuk njihja. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës time. Tre ditë më parë u kualifikova me klubin në Ligën e Kampioneve, pastaj erdhi edhe ftesa. Është një moment magjik për mua, shpresoj të vazhdojë kështu”.
Për incidentin me Çikalleshin dhe si i përjeton grupi rregullat e Panuçit
“Trajneri, në pamje të parë më duket se është një që kërkon shumë disiplinë. Kjo mund t’i bëjë grupit vetëm mirë, pasi pa disiplinë nuk arrin askund, është shumë pozitive kjo ndjenjë që kam për trajnerin dhe duhen respektuar rregullat e tij”.
Nëse është gati të pranojë stolin
“Patjetër, siç e thashë më parë, jam shumë i lumtur, jam krenar që jam këtu dhe çdo minutazh që do të më japë trajneri, do të jem i gatshëm”.
Cilat janë synimet për ndeshjet e radhës të Kombëtares
“Çdo ndeshje duhet marrë seriozisht se nuk do të jetë e lehtë. Luajmë në shtëpi, kemi tifozerinë tonë përballë, kështu që do të japim maksimumin për të fituar”.
Si e përjetuan në klub momentin kur i mbërriti ftesa
“Ata mendonin se ishte momenti që po luaja mirë dhe e mendonin që do të vinte ftesa. Kishin qejf pasi ishte diçka e rëndësishme për mua”.
A e cilëson ndeshje të veçantë atë ndaj Maqedonisë
“Jo, sepse jam shqiptar, ndjehem shqiptar. Për mua do të jetë një ndeshje normale si të gjitha të tjerat”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here