Vajza shkodrane: Si e zbulova që i fejuari është homoseksual, me tradhëtonte me…

Soft

Kishte menduar se ishte dashuria e jetës dhe ëndërronte të shkonte me të drejt altarit, por tronditja që ka pësuar është e madhe. Një vajzë e re shkodrane ka dërguar në faqen tonë “Filozofia e Jetës” si mësoi se i fejuari i saj prej 3 vitesh, është homoseksual. Ajo thotë se njeriu që dashuronte e ka tradhëtuar me një mikun e tyre.

“Jam 22 vjeçe nga Shkodra. E fejume prej 8 muajsh me një djalë nga Lushnja. E kam njohur kur bënim shkollën e lartë bashkë në Tiranë. U dashuruam dhe pas 1 viti u fejuam. Gjithçka dukej mirë. Vija re që shkruante shumë në telefon, edhe kur ja kapja si me stil e shihja që shkruante me një shokun tonë. Gjallë se më shkonte mendja o njerëz sepse thoja muhabete djemsh. Por kur vuna re që bisedat u banin natën madje e merrte telefonin edhe në banjë nisa të dyshoj se mos e ka vënë emrin e ndonjë femre me emrin e shokut tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ditë kur ai po lahej i vjen nje sms ku shkruhej: mos e prek ata lopen. Me iku gjaku, nji ta hap e lexoj sms e ketyre, disa se besoj te tjerat I ka fshi ku flisnin me fjalor erotik per skenat intime mes tyne. Jam shokuar. Nisa me bertit e zotnia ma pohoi ne sy me tha qe ai e elektrizon.  nese sdo e kisha kap rrezik ishim martu. Ne I ruhemi mos na i marrin partneret femrat, por disa djem jane me keq. Ne hall jam si me thane familjes. Ne si familje se konceptojne kete gja”, rrëfen ajo.shkodra news

ME TE LEXUARAT