Vajza pa vrasjen e të atit në oborr, ja çfarë tha ajo në polici: Autorët ishin…

Aktualitet

Në familjen Çiko janë hapur dyert e mortit. Pak minuta para mesnatës së të shtunës (19 gusht 2017) në oborrin e shtëpisë është ekzekutuar kryefamiljari Vangjel Çiko.

Atentatorët – që sipas dëshmisë që familjarët i dhanë gazetarit të Ora News Geraldi Bregu- ishin dy, kanë pritur momentin kur 50 vjeçari po parkonte makinën në oborr dhe kanë qëlluar me 5 plumba.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krimi është shënuar në sy të vajzës, dhe për familjarët të paktën ku është një lehtësim, “Mirë nuk vranë dhe vajzën “, shprehen ata teksa presin miqtë për ngushëllim.

“Sipas asaj që u ka treguar vajza atentatorët kanë qenë dy persona me makinë.

Ata janë fshehur tek ulliri pranë shtëpisë dhe kanë qëlluar në drejtim të 50 vjeçarit në momentin kur po parkonte. Afër ka qenë dhe vajza e cila ka parë skenën e ekzekutimit të të atit.

Pasi kanë qëlluar autorët kanë tentuar të largohen me makinë por makina nuk i është ndezur. Prandaj njëri prej autorëve ka vijuar të largohet në këmbë drejt rrugës “Eqerem Çabej” për tu zhdukur më pas mes rrugicave, duke përfituar dhe nga errësira.

Ndërsa personi i dytë është larguar pak më vonë pasi makina është ndezur.”

Vangjel Çiko ishte babai i Dhimitër Çikos aktualisht i arrestuar si i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator 2016).

Policia zyrtarisht nuk ka dhënë ende asnjë version të shkaqeve të këtij krimi, por nga mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet pista kryesore është hakmarrja ndaj krimit për të cilin është arrestuar i biri, citon oranews.

ME TE LEXUARAT