Urimi prekës, por plot humor i Agron Llakajt për ditëlindjen e vajzës së tij
Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë. Ato na kujtojnë shpesh herë edhe ditëlindjet e personave mjaft të afërt në jetën tonë.
Si për shembull sot Facebook-u e ka njoftuar aktorin e njohur të humorit Agron Llakajn se vajza e tij Alkida ka ditëlindjen.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Siç e do “zakoni” tashmë, kur dikush i afërt feston ditëlindjen, bëhen edhe urimet e rastit në rrjetet sociale. Me humor siç di vetëm ai, Llakaj i ka bërë një urim vërtet të bukur vajzës së tij.
“Alkida ime! Bija ime… më njoftoi Facebook se sot ti ke ditëlindjen, e çuditshme. Të kam fëmijën tim por edhe friend në Facebook. Si erdhën kohërat, edhe pse të kam ngjitur në krah duhet patjetër të të uroj nga celulari. Ja kshtu siç jemi mbledhur të gjithë bashkë, të gjithë me kokën ulur mbi Iphone, të gjithë të urojmë ty, secili më vete. Unë nuk di si po të uron yt shoq apo jot bijë. S’di si po të uron yt vëlla apo kunata jote. As që e mendoj se si po të uron mami se ja ku po ta them por mos ma nxirr fjalën. Mami ka qarë kur u linde ti! Unë u gëzova se ti u bëre motiv i jetës sime dhe tonës! Mos ta zgjas se po zgjat kokën mami nga celi im (çështje vesi). Edhe 100 zemër e babit. Të them si atëherë kur ishe 1 vit. Të dua sa qielli e sa toka! P.s.: Do më mbetet qejfi po s’më bëre “like”!”,- shkruan aktori i njohur në Facebook.